KreuCelebrity

Si u shfaq Jennifer Lopez në Los Angeles, pasi publikoi këngën “zemërthyese” për Ben Affleck-un!

Si u shfaq Jennifer Lopez në Los Angeles, pasi publikoi këngën


Shumë ishin kuriozë për gjendjen e Jennifer Lopez pas publikimit të gjashtë këngëve të reja në një event ekskluziv për 30 fansa, ku njëra prej tyre – “Wreckage Of You” – aludohet se i kushtohet ndarjes së saj nga Ben Affleck. Megjithatë, artistja u shfaq mëse në formë së fundi në Los Angeles, duke tërhequr vëmendjen me pamjen rinore gjatë një dite pazari në Beverly Hills me vajzën e saj, Emme.

Si u shfaq Jennifer Lopez në Los Angeles, pasi publikoi këngën
Si u shfaq Jennifer Lopez në Los Angeles, pasi publikoi këngën

Ylli 55-vjeçar zgjodhi një stil të frymëzuar nga vitet e 70-ta, duke kombinuar një bluzë të shkurtër që i zbulonte barkun me pantallona të gjera jeshile dhe një kapuç gri mbi flokët e gjatë biondë.

Në tekstin e baladës së fundit, Lopez shprehej se: “Jam më e fortë pas rrënojave të tua,” duke sugjeruar një proces të dhimbshëm, por në fund fuqizues personal. Jennifer dhe Ben u martuan në vitin 2022, megjithatë romanca e tyre as këtë radhë nuk zgjati shumë, dhe këngëtarja paraqiti kërkesë për divorc verën e kaluar.