KreuCelebrity

Vajzat i "ngacmojnë" menaxherin, acarohet Stresi: Është i martuar, respektoni familjen!

Vajzat i "ngacmojnë" menaxherin, acarohet Stresi: Është

Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka ndarë së fundmi një moment të pazakontë në InstaStory, duke reaguar ndaj mesazheve të shumta që ai merr për menaxherin e tij, Ardian Prenaj. Në një fotografi të Prenajt, Stresi ka bërë një deklaratë të drejtpërdrejtë për të gjitha vajzat që i shkruajnë vazhdimisht për menaxherin e tij. Ai ka sqaruar publikisht se Ardiani është i martuar dhe ka një familje të shëndetshme, duke shprehur indinjatën e tij ndaj indiferencës që disa vajza tregojnë për këtë fakt.

Vajzat i "ngacmojnë" menaxherin, acarohet Stresi: Është

“Goca më shkruani non stop për menaxherin tim! Ore është i martuar, gëzon familje të shëndetshme dhe përgjigja e tyre është s’ka problem! Ncncnc,” ka shkruar reperi në InstaStory.

Reagimi i Stresit ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë mbështetur qëndrimin e tij për të mbrojtur vlerat familjare dhe për të promovuar respektin ndaj lidhjeve martesore.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF