KreuCelebrity

Vapës po i vjen fundi? Ja kur zbresin temperaturat, priten stuhi me shkarkime elektrike!

Vapës po i vjen fundi? Ja kur zbresin temperaturat, priten stuhi me

Kesaj vale te nxehti pervelues duket se po i vjen fundi, nderkohe qe dita e sotme ishte më e nxehta për këtë javë. Edhe pse termometri ka shënuar 41 gradë, vapa është ndierë edhe më shumë së kaq nga qytetarët. Meteorologët parashikojnë këto temperatura edhe për ditën e premte.“Termometri sot 41 gradë , nata jo më pak se 27 .Lagështira e madhe ka bërë të ndihet më shumë vapa”, thone ata.

Megjithate, ditën e nesërme në disa zona mund të ketë rrebeshe shiu. “Do të këtë vranësira kryesisht në zona malore të cilat mund të shkaktojnë reshje madje në forme rrebeshi”, shprehet ekspertet, sipas te cileve, të shtunën pritet rënie e temperaturave.

Edhe pse nuk janë këto temperaturat me të larta me te cilat përballet vendi ynë, pasi rekordi është thyer një vit më parë ku në Berat termometri shënonte 44gradë, por këtë vit thonë meteorologët është thyer rekord me temperaturat e larta si asnjëherë tjetër në zonat malore ku në Peshkopi termometri ka shënuar 40 gradë Celcius.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF