E hëna e parë e majit është e barabartë me Met Gala-n. Ja kush ishte në tapetin e kuq të edicionit 2025 me temë Superfine: Tailoring Black Style
Dritat ndizen në shkallët e Muzeut Metropolitan në Nju-Jork për edicionin e vitit 2025 të Met Gala, një nga ngjarjet më joshëse për personazhet e famshëm dhe botën e modës.
Kostume, modele me vija të holla, elementë të gardërobës mashkullore të riinterpretuar në një nuancë femërore: në tapetin e kuq të mbrëmjes, yjet shpalosën stilin e tyre.
-
Rihanna zbulon shtatzëninë e tretë në Met Gala
6 Maj, 12:36
Dua Lipa zgjodhi të vishej tërësisht me të zeza, me disa detaje me pupla, ndërsa Anne Hathaëay mbante veshur një këmishë të bardhë dhe një fund të gjatë si sirenë.
Në mes gjithë yjeve, të gjithë sytë ranë mbi Rihannën, e cila, e veshur me një fustan të personalizuar të krijuar nga Marc Jacobs, i zbuloi botës shtatzëninë e saj të tretë.



















