Rita Ora ishte një nga të ftuarat speciale në ngjarjen ekskluzive që organizoi Miley Cyrus në Chateau Marmont të Los Angeles, për promovimin e albumit të saj të ri Something Beautiful.
Këngëtarja shqiptaro-britanike, 34 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj të guximshme dhe stilin e veçantë. Ajo kishte zgjedhur një fustan me dizajn gjarpri, të kombinuar me çizme deri në gju dhe një pallto kadifeje në stil trench. Një prerje elegante në pjesën e përparme të fustanit zbulonte linjat e saj, ndërsa aksesorët e artë, përfshirë një varëse zinxhir, i jepnin një prekje luksoze pamjes së saj, shkruan DailyMail.
Flokët kaçurrela i kishte lënë të derdheshin lirshem, dhe grimi ishte i thjeshte, teksa look-u i saj u lavderua shume nga ndjekesit.



















