KreuHoroskop

“Plutoni vendos fatet” Meri Shehu shpjegon ç’na pret në 20 vitet e ardhshme!

 “Plutoni vendos fatet” Meri Shehu shpjegon ç’na pret

Meri Shehu ka qenë e ftuar te “Rudina” në Tv Klan për të shpjeguar se çfarë do të ndodhë pasi planetët Plutonit i cili simbolizon ndryshimin, metamorfozën dhe rilindjen, është zhvendosur në Ujor ku do të qëndrojë për 20 vjet.

 “Planeti i jetës dhe i vdekjes, planeti i rilindjes, i rigjenerimit, planeti karmik që sjell ngjarje të fuqishme pak në mënyrë dramatike dhe ekstreme për të vendosur fatin, në thonjëza duket si i keq, por nëse nuk e bën në mënyrë të fortë, ekstreme dhe të fuqishme, nuk i sjell dot ndryshimet e mëdha, që të ketë këtë ndikim karmik te njerëzit dhe që ata të marrin një mesazh të fuqishëm, kjo është pak a shumë tendenca.

Hera e fundit që ka qenë Plutoni në Ujor ka qenë në vitin 1700, përkon me krijimin e SHBA-ve, trajektorja e tij rreth diellit është 248 vjet prandaj rri 20 e ca vjet në shenjë. Do të rrijë në shenjën e Ujorit deri në 2043.

“Plutoni vendos fatet” Meri Shehu shpjegon ç’na pret

Ai ndikon në reforma botërore, kozmike, duke qenë se është në shenjën e Ujorit, shenjën e tretë të ajrit, ka të bëjë me njerëzimin, me ndryshimin e sistemeve, hierarkisë së sistemeve pushtetare që kanë ndodhur gjatë shekujve, me liritë dhe të drejtat e njeriut, idetë reformatore, dhënien e të drejtave, ka të bëjë me teknologjinë, shkencën, reformimet e mëdha të ligjeve për njerëzimin dhe progresin. Shumë sisteme hierarkike në politike ose pushtete do të ndryshojnë gjatë kësaj periudhe, por në mënyrë pak dramatike”.