KreuKopertina

Elira Ndreaj/Nga drejtësia te pasioni për të bukurën!

Drejtuesja e “Clinique Cinq” në një set fotografik për kopertinën e BORDO

Fotografia: Geljant Kaleci

MUA: Henri Gjata

Hair: Flori Style

Drejtuesja e “Clinique Cinq”, që transferoi biznesin nga Belgjika në Shqipëri 

Elira Ndreaj, 36 vjeçe, është një sipërmarrëse në industrinë e bukurisë. Rrugëtimi i saj ka filluar në Belgjikë, pasi ajo finalizoi studimet për drejtësi dhe vendosi të ndjekë pasionin e saj të vërtetë, bukurinë dhe estetikën.

Viti 2019 shënjon për Elirën hapin e parë drejt kësaj bote të re, duke krijuar kështu klinikën e parë estetike në një nga rrugët më të njohura në Antwerp, Belgjikë. Një vit më pas, Elira vendosi të sjellë biznesin e saj në Tiranë, duke hapur kështu pikën e dytë të “Clinique Cinq”. Si një biznes që ofronte produkte ekskluzive dhe trajtime estetike inovative, “Clinique Cinq” pati një sukses shumë të madh në tregun shqiptar të bukurisë, duke bërë pjesë të vetes vajza dhe gra të forta, kryesisht në karrierë dhe të dedikuara ndaj mirëqenies dhe bukurisë.

Nisur nga ky sukses, në më pak se dy vite, Elira vendosi të zgjerojë “Clinique Cinq”, duke krijuar “Clinique Cinq Medical Center”, një klinikë mjekësore avangarde e specializuar në trajtime mjekësore, të teknologjisë së fundit dhe stomatologjisë.

Si një biznesmene, ajo që Elira vlerëson më shumë është kualiteti. Prandaj, ajo nuk kursen asnjë përpjekje për të siguruar që biznesi i saj të përmbushë standardet më të larta botërore, duke trajnuar vazhdimisht stafin dhe duke përfshirë praktikat, dhe trajtimet më të mira në kuadrin e shërbimeve.

 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF