KreuStil Jetese

3 trajtime të thjeshta kundër tharjes së duarve!

3 trajtime të thjeshta kundër tharjes së duarve!

Ndryshimi i stinëve dhe temperaturave manifestohet edhe në simptoma të ndryshme që prekin shëndetin e lëkurës. Duart janë të parat që përballen me pasojat e këtyre ndryshimeve.

Ato përthahen dhe rrudhen më shpejt, jo vetëm prej temperaturave të ftohta por edhe prej ekspozimit afatgjatë ndaj ujit, kimikateve të ndryshme, papastërtive dhe diellit.


3 kurat më të mira:

Mjalti

Mjalti ndihmon për një paraqitje më rinore të lëkurës së duarve. Ai është i pasur me antioksidantë dhe lufton mikrobet. Lëkura e duarve është më e ushqyer dhe më e butë.

Kosi

Kosi është aleat i shkëlqyer i lëkurës. Vetitë e tij janë të ngjashme me ato të ajkës së qumështit. Acidi laktik largon qelizat e vdekura dhe e hidraton ndjeshëm lëkurën.

Lëngu i limonit

Lëngu i limonit bën mrekullira kundër përtharjes së lëkurës. Ai është një burim i shkëlqyer i kaliumit që i jep jetë dhe shkëlqim lëkurës së thatë. Vitamina C nga ana tjetër shmang rrudhat e para që shkaktohen nga tharja afatgjatë e lëkurës.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF