KreuStil Jetese

5 risitë e teknologjisë!

5 risitë e teknologjisë!

Kia EV9

SUV-i më i madh, 100% elektrik i markës koreane Kia EV9, po rrëmben gjithë vëmendjen e automobilave elektrikë. Ka bateri 99.8 kW, motor 204 HP, autonomi 541 km dhe arrin 0 në 100 km/h për 9.4 sekonda. EV9 ka shumë risi, nga pasqyrat digjitale deri te boardi me një ekran panoramik, si dhe salloni super i madh.

Redmi 13C

5 risitë e teknologjisë!

Marka Xiaomi prezanton telefonin Redmi 13C: me procesor MediaTek Helio G85, 8GB RAM, xham Corning Gorilla Glass dhe ekran 6.74-inç. Telefoni ka një kamer të përparme 8 megapiksel, ndërsa në pjesën e pasme dy kamera 50 MP dhe 2 MP, po ashtu ky version parashikon një jetëgjatësi të baterisë me vetëm një karikim.

Leica Sofort 2

5 risitë e teknologjisë!

Një kombinim i botës digjitale dhe analoge, Leica krijoi kamerën hibride Sofort 2. Ajo ka një kamer 4,9 MP, falë një sensori CMOS dhe lentes F2 2,4 mm realizon foto spektakolare. Pajisja ka memorie deri në 850 imazhe, të cilat falë aplikacionit në telefon, mund të transferohen në mediat sociale, ose të printohen direkt.

Biçikleta e Aston Martin

5 risitë e teknologjisë!

Aston Martin ka habitur të gjithë, duke nxjerrë në treg një biçikletë, e cila cilësohet si supermakina me dy rrota. Ajo u ndërtua me titan dhe fibra karboni, njësoj si materiali i makinave sportive. Pedalet dhe frenat kanë elemente të frymëzuara nga Aston Martin Valkyrie. Peshon 7,5 kg dhe është punuar me dorë për 1057 orë.

Ora Apple Series 9

5 risitë e teknologjisë!

Modeli i ri i orës inteligjente Apple vjen më i fuqishëm me S9 SiP. Ka ekran më të ndritshëm dhe aplikacione të ridizajnuara. Apple Watch 9 vjen në dy madhësi, 41 mm dhe 45 mm, dhe dy modele, alumin dhe çelik. Ekrani është pa korniza, ka një xham pak të lakuar dhe është e papërshkueshme nga uji dhe pluhurat.

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF