Shtëpia Botuese “Mediaprint” dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit organizuan një event këtë të martë në Hotel Plaza, ku u diskutua mbi botimin në gjuhën shqipe të autobiografisë së Kamala Harris “Të vërtetat që mbartim” .
Paneli, nën moderimin e drejtores së Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit Alda Bradhylit dhe gazetarit Ilir Pacos, përbëhej nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, Prof. Dr. Artan Hoxha, Prof. Asoc. Dr Olsi Lelaj, Prof. Assoc. Dr. Ervis Iljazaj dhe me pjesëmarrje të jashtëzakonshme të Znj. Linda Ramas.
Znj. Linda Rama, e cila ka realizuar parathënien e autobiografisë së Kamala Harris, theksoi se kishte shumë momente në autobiografinë e saj që mund të ishte ndalur dhe t’i specifikonte në parathënie.
“Kishte jo pak momente që mund ti kisha bërë pjesë të parathënies- ky ishin një moment reflektimi brenda meje se ku do ndalem - fjala vjen roli i gjurmëve të fëmijërisë te prokurori dhe te politikani, ky ishte një moment për mua shumë interesant -; fuqia për të prekur plagët dhe aftësia për t’u futur nën lëkurën e viktimës; gjithmonë kur flasim për prokurorin; politika si aleate e më të dobëtëve; sjellja e politikanit ndaj dështimit dhe ndaj ofertës për karrierë; një krim ndaj dikujt si krim ndaj gjithkujt”, tha ajo ndër të tjera, teksa shtoi se në parathënie ka nënvizuar që kërcënimet për liritë dhe të drejtat e fituara nga brezat janë reale dhe do të jenë të pranishme për ata që do vijnë.
Ish-kandidatja për presidente e SHBA-së Kamala Harris e ka shkruar librin në vitin 2018, atëherë kur ushtronte detyrën si senatore dhe në fjalën e saj Znj. Linda Rama theksoi se në rrëfimin për jetën e Kamala Harras-it tashmë mungon detyra e saj si Zv.presidente e SHBA-së dhe si kandidate për Presidente. “Uroj që këto të vërteta të jetës së saj të na ofrohen dhe ne të kemi mundësinë të mblidhemi përsëri dhe të diskutojmë”.
Fjala e saj u mbyll me një pyetje, “Do të doja ta mbyllja fjalën time, me një pyetje që e kam vazhdimisht në mendje. Çfarë i mungoi Kamala Harris për të qenë presidente e Amerikës dhe çfarë nga profili i Kamalas, ka presidenti i zgjedhur që do të hyjë në zyrën ovale në janar? Ç’pjesë nga profile i Kamala Harris ka??”.



Tuneli i La Manshit, pse dy herë brenda ditës?


Mjalti dhe efektet çudibërëse të tij!


Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë!



Fjala më e fundit e teknologjisë!

Kremra ultraluksozë për lëkurë të përsosur!



Vjeshtë me paketa unike në SMartderm!


Redken mbërrin në Shqipëri!



