KreuStil Jetese

Shannen Doherty përlotet teksa rrëfen se po lufton me sëmundjen e tmerrshme

Lajmi se Shannen Doherty, e paharrueshmja Brenda Walsh në Beverly Hills 90210 vuante nga kanceri i gjirit qarkullonte prej pak kohësh, por aktorja nuk ishte prononcuar asnjëherë për këtë fakt, duke ruajtur plotësisht privatësinë. Por tashmë, luftarake, i ka rrëfyer gjithë botës: “Po, kam një kancer në gji të cilin po e trajtoj. Mbetem mjaft pozitive sa i përket jetës sime. I jam mirënjohëse familjes sime, miqve të mi, mjekëve për mbështetjen dhe fansave që po luten për mua”, ka rrëfyer aktorja në emisionin televiziv The Dr. Oz Show, duke shpërthyer në lot.

Aktorja e njohur veçanërisht për rolin e saj në serialin e njohur të viteve ‘90 nuk ka folur vetëm për betejën kundër kancerit të cilën po e përballon me kurajë, por edhe për faktin se për shkak të kimioterapisë nuk mund të ketë fëmijë. Mendimi se nuk do të mundet të ketë fëmijë e përloti aktoren, edhe pse pranoi se sëmundja e ka bashkuar më shumë me të shoqin.

“Na ka afruar shumë. Është nga ato momente që të vënë në provë si çift”, ka rrëfyer aktorja.

 

 

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF