Angela Martini nxjerr në profilin e saj Instagram një foto me gjyshen duke bërë thirrje për një nismë që i dedikohet të gjitha gjysheve me rastin e 8 marsit.
Lexoni më poshtë mesazhin e Angela Martinit:
Nuk e di si do të kish qenë fëmijëria ime pa prezencën tënde. Madje tani që e mendoj, nuk e di në do të isha kjo që jam sot pa këshillat e tua… Po flas për ty gjyshja ime, për ty që flas kaq rrallë e kaq pak, por që të dua e të mendoj kaq shumë. Po shkruaj për ty ‘nana Doga’, që gjithë jetën tënde e ktheve në shembull për nipërit e mbesat, që kurrë nuk na gjykove, që gjithmonë na le të bënim gjërat që donim vetë, që na le të gabonim, të rrëzoheshim, e që me dashurinë që vetëm një gjyshe di të japë na ndihmove të ngriheshim. 8 marsi në të gjithë botën është ditë proteste për të drejtat e grave, por unë dua që këtë vit në Shqipëri, 8 marsi t’i kushtohet gjysheve. Gjyshes sime, gjyshes tënde, atyre që nuk pritën kurrë të merrnin mbrapsht dashurinë që dhanë, por që më shumë se kushdo tjetër e meritojnë vëmendjen dhe përkushtimin tonë në ditët e zbardhjes. “Gjyshja të shikon teksa rritesh, duke e ditur që do largohet e para prej teje. Ndoshta ndaj të do më shumë se të gjithë”, – lexova diku, ndaj le t’ia bëjmë më të bukura vitet e fundit, duke i thënë se sa shumë i duam, se sa shumë kemi nevojë për to. Bëhuni edhe ju pjesë e kësaj fushate. Postoni foton me gjyshen tuaj dhe shkruani historinë e tyre… Vendosni poshtë saj hashtag
#GjyshjaImeËshtëMëEMiraNëBotë
Mos harroni: Një gjyshe është një nënë të cilës i ofrohet një mundësi e dytë.

Vërtetohen vetitë antikancer të aspirinës


Tendenca e bizhuve në FWM

Best of Fashion Week Milano

Oscar: fustanet më të ‘guximshëm’ në histori



Street Look: Tendeca xhins në FWM

Bizhuteri; prapaskenat e Oscar 2016 në Instagram

Trendi i Javës së Modës: pink


Flokët; 10 ngjyrat më të çuditshme të 2016

Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës


Oscar 2016; kush janë gratë protagoniste


Tendenca Fashion Weeek: Slip dress!

Muzat fetish të Dolce&Gabbana

FWM: Sfilata Versace vjeshtë-dimër 2016-2017
