KreuCelebrity

Flokët mahnitëse të yjeve në Kanë

Potenciali glamur i një aktoreje që kalon në tapetine kuq në Kanë matet me dy elemente, veshja dhe modeli i flokëve. Meqë njëra nuk shkon asnjëherë pa tjetrën, aktorja gjendet shpesh në zgjedhje të veshtira. Parukeritë, që ato u besojnë bukurinë e tyre bëjnë gjithçka që flokët të jenë në harmoni me veshjen, duke reflektuar njëkohësisht personalitetin dhe stilin e aktores.

Një objektiv i guximshëm që shpesh përfundon me një rezultat mahnitës. Nga maksi topuzi i Marion Cotillard tek modeli shumë romantik i Sienna Miller duke kaluar nga ondet e Jessica Chastain, Kana ka qenë gjithnjë një festival i vërtet i modeleve të flokëve nga më mahnitëset.

Në tapetin e kuq të Festivalit të Kanës përplasen dy shkolla. Nga njëra anë, aktoret që pëlqenjnë topuzin, posht, të çregullt, romantik ose antik. Në krahun tjetër, yjet që i besojnë vetëm flokëve të gjatë, me shkallë, onde ose të drejtë. Dhe në fund janë “beautystars”, që guxojnë modele më pak konvencionale që shfaqen në këtë paradë me një prerje të shkurtër, me baluke apo gërsheta të gjata.

Me shpinën jashtë, me vathë të gjatë apo me shikim të zymtë dhe manjetik? Flokët mund të ndryshojnë çdo gjë si dhe të theksojnë efektin e dëshiruar ose e kundërta të zbusin pamjen spektakolare.

Modelet e flokëve që kanë tërhequr vëmendje në Kanë lançojnë shpesh tendenca, të lehta për t’u kopiuar. Këtë vit, modeli katror gjysmë i gjatë i Naomi Watts, flokët me onde dhe të lidhur të Julia Roberts, katrori me shkallë i Jessica Chastain apo modeli gjysmë-topuz i Doutzen Kroes shpallin një modë që rimon me thjeshtësinë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF