Pak orë larg fillimit të finales së Champions League në Milano, Garage Italia Customs, Lapo Elkann dhe Italia Independent paraqesin në rrjetet sociale një Alfa Romeo 4C me linja kafshërore, e realizuar për të celebruar lançimin e “Deadly Focus Pack” të Adidas Football, modeli më i fundit i Limited Collection të markës sportive.
Artizanët ekspertë të Garage Italia Customs janë inspiruar për këtë edicion special të Alfa-s sportive nga dizajni i “Deadly Focus Pack” i Adidas, atletet më të fundit të Limited Collection të markës sportive, që janë dizenjuar nga vetë Lapo Elkann bashkë me Italia Independent, kompani shumë aktive në fushën e modës dhe dizajnit.
Skeleti i Alfa Romeo 4C është veshur me një material të veçantë që riprodhon të njëjtin stil që jep lëkura e gjarprit që gjendet gjithashtu edhe në atletet e futbollit model X15 dhe Ace 16 të prodhuara në edicion të limituar nga Adidas.
“Kombinimi i krijuar nga Italia Independent, Adidas dhe Garage Italia Customs pak para finales së Champions-it është fantastike, me rezultatin e një veture me pamje jashtëzakonisht agresive”, deklaroi Lapo Elkann.
Veçantija tjetër e këtij modeli është se një motiv të tillë me këtë material që është veshur 4C-ja normalisht e gjejmë në aksesorë luksi, por deri tani se kemi parë në një makinë.


George Clooney: 55 vite seks simbol!


Hamilton Khaki Field: Out of Crtica


10 “seriozët” e Met Gala 2016

Audi TT RS : Një model me 400 kuaj fuqi




Më mbaj për dore Le Gramme


Çlirohuni me masazh

Robert Aliaj kundër sistemit
