Pas shumë dyshimesh dhe lajmeve të ndryshme për shtatzëninë e saj, këngëtarja Aurela Gaçe nëpërmjet një statusi të gjatë e ka konfirmuar këtë lajm. Ajo tregon se vendosi ta mbante sekret lajmin derisa të kalonin muajt e rrezikshëm për një shtatzëni.
Ja çfarë Aurela në statusin e saj:
“Për miqtë e mi dhe të gjithë ndjekësit e mi. Besoj se tani erdhi momenti të ndaj me ju një ndjesi që nuk përshkruhet me fjale, por vetem përjetohet.
Une e Skerdi jemi në pritje të fëmijës së dytë. Jam vetëm 15 javëshe (3 muaj e 3 javë), e nuk më dukej e udhës të bëja publike diçka kaq delikate përpara se të kalonin ato muaj që mund të quhen edhe të rrezikshëm për një shtatzëni.
I uroj vetes vetëm të jemi mirë bebi e unë deri në fund. E me këtë rast, I uroj me shpirt të gjitha ato familje që presin të bëhen prindër, të kenë shëndet e jetë. Paçi bekime.
I falenderoj miqtë e mi gazetarë që kanë respektuar një lajm kaq delikat për një nënë. Sigurisht, nuk di ç’teë them për ata që kanë abuzuar me diçka të tille, deri duke nxjerrë lajme se jam në muajt e fundit e deri duke nxjerrë edhe ditën e lindjes, duke mos e respektuar aspak as shëndetin tim as të fëmijës. Megjithatë, në fund të fundit ajo që ka rëndësi është vetëm shëndeti.
Pacim shëndet e jetë. Kaq. Falenderoj Zotin për këtë bekim e dhuratë pa çmim. Ja u uroj me shpirt të gjithë atyre që mezi e presin t’u vijë në jetën e tyre ky bekim.”, përfundon artistja.
