KreuCelebrity

Dua Lipa në Prishtinë, ja sa do kushtojnë biletat

Dua Lipa do të mbajë koncert në Prishtinë, ashtu siç u lajmërua pak javë më parë. Ajo do jetë në kryeqytetin kosovar në 7 gusht ndërsa koncerti do të mbahet në parkun e Gërmisë në 9 gusht. Këtij koncerti do t’i kushtohet rëndësi e veçantë, jo vetëm se po mbahet në vendlindjen e Duas, por për shkak se të ardhurat do të shkojnë për bamirësi.  Babai i Dua Lipas, Dukagjin Lipa, njëkohësisht edhe drejtor Ekzekutiv – Republika Communications, në një konferencë për media të mbajtur sot bëri të ditura edhe detajet e koncerti të Duas. “Biletat i kemi vendosur të kemi një çmim minimal për një koncert të tillë, shkojmë me një përqindje shumë më të ulët se sa që janë biletat në rajon, biletat kanë me qenë 15 euro për biletat fanpit, edhe 10 euro do të jetë e zakonshme….kemi menduar që është çmimi i ulët mirëpo qëllimi është që bash për shkak që është çështje bamirësie ne po kemi dëshirë me ofru sa më shumë mundësi të gjithë Kosovës me ardhë në Prishtinë, me pa një koncert, dhe nëse ne do të vendosim një çmim evropian atëherë do të jetë e pakapshme për kushtet kosovare, fatkeqësisht”, tha Lipa.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF