KreuCelebrity

Rita Ora ia “dredh” Hamiltonit?

Prej disa ditësh Rita Ora dhe Hamilton janë parë së bashku duke rritur dyshimet për një lidhje të tyre. Pas pushimeve në Malin e Zi ata u fotografuar në shtëpinë e Rita Orës në Londër duke shuar kështu dyshimet dhe konfirmuar atë që ishte kuptuar që në fillim” që ata janë një çift. Por, këngëtarja shqiptare Rita Ora ka ngjallur dyshimet lidhur me këtë, pasi është parë duke dalë për darkë me të sapo divorcuarin e Coldplay, Chris Martin, të dielën në Neë Jersey. Bukuroshja 25-vjeçare kishte veshur të njëjtin fustan si atë që kishte një natë më parë në koncertin e rokerit, teksa po dilte nga hoteli i tij në orët e hershme të mëngjesit. Nuk dihet nëse dyshja janë vetëm miq, apo ka diçka më shumë në këtë punë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF