KreuCelebrity

Aurela Gaçe tregon gjininë e fëmijës!

Pasi konfirmoi lajmin për shtatzëninë, Aurela Gaçe ka vendosur të ndaj me ndjekësit e saj në rrjetet sociale edhe gjininë e fëmijës. Këngëtarja do të sjellë në jetë vajzën e tyre, duke i dhuruar Grace një motër.
Po vjen? Princesha tjetër. Zoti na dha mundësinë të bëhemi prindër të një vajze 4 vjet e gjysëm me parë, e tani ajo do të bëhet me një motër të vogël. Ne jemi shumë të lumtur për dhuratën e Zotit.
Zot faleminderit që e kam këtë mundësi, mundësinë t’i jap jetë një krijese tjetër, mundësinë ti dhurojmë Grace një motër që kam me bindjen që do ta duan shumë njëra –tjetrën.
(Oh se harrova. E bera vetë gjithë atë shkrim me gurë në fustan. I ngjita një nga një me durim e shumë dashuri.
Uroj nga thellësia e shpirtit që një lajm të tillë ta marrin sa më parë ato vajza që mezi presin të bëhen nëna. Zoti ja u dhëntë këtë mundësi”, ka shkruar Aurela Gaçe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF