Elvana Gjata është duke shijuar momentalisht pushimet, larg kryeqytetit. Pas publikimit të projektit më të fundit muzikor “Njësoj”, duket se Elvana po e merr veten më të mira. Vazhdimisht ajo ka ndarë momente me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, duke mos treguar vendodhjen apo kush e shoqëron.
Por në një foto të postuar sot, Elvana ka edhe një mesazh për të gjithë.
“Qesh, i bën mirë shpirtit,” shkruan artistja. Dhe në fakt ka të drejtë!
