Ka pasur zëra të vazhdueshëm për largimin e tyre nga Top Channel që sa vijnë e përforcohen. Siç shkruajnë sot mediat kosovare, Luana dhe Marina do të largohen nga Top Channel për të shkuar në Kosovë. Prej kohësh ato kalojnë kohë mes Prishtinës e Tiranës kryesisht për shkak të lidhjes së Marinës me Getoar Selimin, por thuhet se edhe Luana ka gjetur shpirtin e saj binjak në Kosovë. Thuhet se Luana është e lidhur me Krenar Çoçaj, një emër shumë i njohur në Kosovë. “Lojën” e hapi i pari Getoari, i cili i ka kërkuar Marinës të lë “Procesin Sportiv” dhe të nisë një emision fëmijësh, ndërkohë që ende nuk dihet se çfarë do të bëjë Luana, pas lajmeve se do të mbyllet programi e “E Diell”, ku ajo drejtonte rubrikën “Pa limit”.
