KreuCelebrity

“Top Awards” i fshin këngën Alban Ramosaj?

Në kanalin zyrtar në Youtube të Top Channel, pak ditë më parë janë hedhur performancat e artistëve në  natën finale  të “Top Music Awards”.  Tashmë të gjithë fansat mund të ndjekin në Youtube perfomancat e këngëtarëve të tyre të pëlqyer, ndarjen e çmimeve dhe gjithë surprizat e ndodhura në natën e 24 qershorit në Pallatin e Kongreseve. Megjithatë, vihet re mungesa e një artisti dhe e performancës së tij gjatë asaj mbrëmjeje. Performanca e këngëtarit Alban Ramosaj nuk është ngarkuar në Youtube nga stafi i TMA, raporton Indeks.  Kujtojmë se në finalen e këtij eventi pati përplasje mes organizatorëve dhe këngëtarit, madje u diskutua gjatë veprimi i Ramosajt pas performancës, i cili në shenjë revolte dhe në momente nervozizmi, në përfundim të interpretimit të këngës “ A më do”, ka hedhur mikrofonin përtokë (lexo këtu). Jo vetëm Albani, por edhe motra e tij, Beatrix Ramosaj, ka reaguar ashpër ndaj moderatorit Ledion Liço pas batutave të konsideruara të pahijshme nga ana e saj nga moderatori gjatë finales së madhe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF