Këngëtarja Jonida Maliqi është duke i shijuar këto ditë të nxehta vere larg kryeqytetit në shoqërinë e djalit të saj. Momentalisht ajo është duke pushuar në Zvicër. Mengjesin e sotëm Jonida ka ndarë një foto të veçantë në rrjetet sociale, ku shihet edhe djali i saj Dan. Si rrallëherë, këngëtarja ka postuar një imazh të djalit, duke thyer kështu “rregullat” e deritanishme.
Që prej ardhjes në jetë të djalit, Jonida ka zgjedhur ta mbajë atë larg vëmendjes së publikut, por mesa duket këtë mëngjes ka bërë një përshtatim, duke ndarë këtë foto shumë të ëmbël.
