Pak kohë më parë Soni Malaj paditi në gjykatë opinionistin Olti Curri, duke e akuzuar për fyerje në një postim të tij. Ndërkohë sot është zhvilluar seanca e parë gjyqësore. Burimet pranë gjykatës për Blitz.al kanë konfirmuar se seanca është shtyrë. Ndërkohë që gjatë seancës së sotme, Soni Malaj ka zgjedhur të mbrohet vetë, duke u shoqëruar në sallë vetëm nga i fejuari i saj. Ndërsa Olti Curri ka zgjedhur të përfaqësohet nga avokati i tij. Sot është dëgjuar ankesa e paditëses, Soni Malaj dhe seanca e dytë gjyqësore pritet të zhvillohet në muajin shtator.
Aryseja që çoi opinionistin në përballje gjyqësore me këngëtaren ka qenë një status në Facebook, bashkangjitur një fotoje ku komentonte pozicionin e dorës së Sonit
