Lady Gaga dhe Justin Bieber triumfuan në “MTV European Music Awards” duke marrë secili nga dy çmime. Gaga fitoi çmimin e artistes më të mirë femër dhe artistja me look-un më të mirë, ndërsa Bieber mundi Adele për çmimin e këngës më të mirë për këngën “Sorry”. Këngëtari kanadez fitoi edhe çmimin për fansat më të mirë. Beyonce, e cila ishte nominuar në pesë kategori, nuk fitoi në asnjërin prej tyre.
Gjatë mbrëmjes nuk mungoi dhe performance homazh për Prince, këngëtarin e ndarë nga jeta më 21 prill të këtij viti. Prezantuesja e mbrëmjes Bebe Rexha zbuloi se trofetë e “EMA-së” janë shndërruar në ngjyrë të purpurtë në kujtim të yllit të pop-it, Prince, i cili njihet për hitin e tij “Purple rain”.

Celebrity
Elvana Gjata rrëfen “çmenduritë” e saj




Celebrity
Ledina Çelo seksi në bregdetin e Dubait




Celebrity
Zayn Malik, si u njoh me Gigi Hadid








Celebrity
Jennifer Lopez seksi mbi shtrat


