Të gjithë e mbajnë mend se si ishte Linda Halimi kur debutonte vite më parë në “Top Fest”. Një vajzë topolake që nuk ngjason fare me atë që është sot. Linda ka humbur shumë kg falë palestrës dhe dietave të rrepta që ndjek. Vetë Linda ka rrëfyer se cila është dieta që e ka bërë të humbasë 50 kg.
Ajo thotë se për hidratim konsumon rreth 1.41 litër ujë në ditë.
Mëngjes: 3 vezë të skuqura me një filxhan me kërpudha të pjekura në skarë, qepë dhe speca. 1 gotë lëng portokalli.
Dreka: 1 vezë të skuqur me një filxhan oriz të mbushur me kërpudha të skarës, qepë dhe speca. Ushqim të shpejtë (Snack): 1 filxhan me mix manaferrash, çaj mente ose çaj jeshil.
Darka: Smoothie me qumësht bajamesh, manaferrash ose ananasi.
Pas darke: 1 tas me 60 ml kos dhe mix manaferrash.
Linda thotë ndër të tjera se ajo nuk ushqehet me karbohidrate pas orës 5 të pasdites, por gjatë ditës, para se të bëjë palestër ose të ngjitet në skenë, ha makarona ose rizoto (oriz).
Ndërkohë që ka 5 vite pa ngrënë një copë pizza. Linda ka patur sukses të padiskutueshëm në këtë sfidë me veten e saj, dhe shpresojmë që e suksesshme të jetë edhe pjesëmarrja e saj në Eurovision me këngën “World”.

Lista, veshjet më të mira të javës

11 yjet e bukurisë për 2017-n

Veshjet më të mira të kësaj fillim vjeshte

Kate Middleton dhe historia e çizmeve!




Edhe kryeqyteti zbardhet nga bora!



Ja cilat janë rrobebanjot e verës 2017

Shtëpia e rrënuar, por luksoze!


Parandaloni hollimin e flokëve!


Bebe Rexha, skena “hot” në shkretëtirë



