KreuCelebrity

Dashuria e re e Brad Pitt!

Ai ka vetëm pak muaj që është divorcuar nga ish- bashkëshortja e tij Angelina Jolie. Por, duket se simpatiku i Hollywood, nuk ka preferuar të qëndrojë edhe për shumë kohë vetëm, ndaj ai është hedhur menjëherë në sulm. Flitet se Brad Pitt po del me një tjetër aktore simpatike. Ajo është bionde dhe një karakter krejt i ndryshëm nga ai i Angelina Jolie. Bëhet fjalë për bionden simpatike Kate Hudson. Sipas Yhoo, ka qenë aktorja Hudson ajo që ka folur me miqtë e saj për këtë romancë të re, ndërkohë që nga ana e Brad nuk ka patur asnjë deklaratë. Në ndarjen e çmimeve të Golden Globes Pitt dhe Hudson u munduan të mos binin në, duke as mos e përshëndetur njëri-tjetrin, por thuhet se më pas ata kanë gjetur pak kohë për të qëndruar së bashku. Ende nuk dihet sa të vërteta janë këto zëra, por këta të dy do të formonin një çift simpatik .

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF