Një mësuese joge, vetëm një ditë më parë se të sillte në jetë fëmijën e saj, ka bërë ushtrimet e saj të përhershme të jogës. Dhe nuk bëhet fjalë për ushrime meditimi e ulur këmbëkryq, por për ushtrime nga të më ndryshmet, që një grua shtatzënë në muajin e e nëntë, as që mund ta imagjinojë se mund t’I bëjë. Randi Greene 30 vjeç, solli në jetë fëmijën e saj të parë dhe i gjithë proçesi zgjati vetëm 10 minuta. Sipas Greene kanë qenë ushtrimet e jogës, ato që e kanë ndihmuar që të ketë një lindje të shpejtë dhe të lehtë. “As unë nuk e imagjinoja se do t’i bëja ndonjëherë ato ushtrime, me barkun aq të madh, por ja që i kam bërë pa asnjë problem. Trupi im ishte i gatshëm të bënte çdo lloj ushtrimi”, është shprehur 30-vjeçarja.
