KreuCelebrity

Çfarë i bashkon Arbana Osmanin  dhe Luiza Gegën?!

E para është një prej moderatoreve më të dashura të ekranit shqiptar, ndërsa tjetra një sportiste tejet e talentuar në atletikë, e cila në vitin 2016 solli medaljen e parë të artë në Shqipëri.  Arbana Osmani dhe Luiza Gega dy vajza tejet të suksesshme në profesionet e tyre përkatëse, duket se janë takuar në një pikë kësaj here, duke shfaqur të njëjten preferencë përsa I përket veshjes. Nëse pët Arbanën të veshë fustane, është diçka krejt normale, në rastin e Luizës kjo gjë ndodh farë rrallë. Të shtunën e kaluar në spektaklin e Big Brother Arbana Osmani kishte veshur një fustan të shkurtër me mëngë tyli, në ngjyrë bardhë e zi, i dizejnuar nga një stilist francez i quajtur Sandro. Vetëm një javë më vonë, në profilin e instagramit të atletes Luiza Gega, foto e radhës e hedhur prej saj ishte tejet surprizuese. Si rrallëherë sportistja postoi një foto e veshur me fustan dhe pikërisht të njëjtin që i pamë Arbanës një javë më parë.  “Si një vajzë”, shkruan Luiza krahas fotos, duke qenë se ajo në të shumtën e kohës preferon veshjet sportive. Komentet në foto ishin të mbushura me komplimeta, ndaj edhe ne ndajmë të njëjtin mendim me fansat e Luizës, që nuk duket aspak keq e veshur ‘si një vajzë’, dhe do të bëntë shumë mirë nëse shfaqej pak më shpesh në këtë formë.

 

 

 

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF