Bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha ditën e e djeshme ka festuar ditëlindjen e saj të 22-të. Duket se Andrra e ka festuar në mënyrën më të mirë të mundshme këtë përvjetor dhe për këtë ishte kujdesur deri në detaj gjysma e saj më e mirë. Edhe pse ai në llogarinë e tij Instagram e uroi Andrrën me një urim të thjeshtë, duket se surprizën e kishte lënë për më vonë. Ditëlindja e bukur e Andrrës do të fillonte me të gjitha trajtimet dhe përkëdheljet që të ofrohen në një prej qendrave SPA më të njohura në Tiranë, ku sigurisht e shoqëronte bashkëshorti Sinani. Më tej darka do të mbyllej ashtu siç i ka hije kësaj dite, ku Sinani kishte prenotuar një suitë në një prej hoteleve më luksozë të Tiranës. Petale trendafili nëpër dhomë e në krevat, një shishe shampanjë me dy gota, një pamje e mrekullueshme e qytetit të Tiranës si dhe nën shoqërinë e njeriut të zemrës dhe Andrra me siguri ka kaluar një natë të magjishme në ditëlindjen e saj të 22-të. Edhe 100 pranvera Andrra!








Irina Shayk pas lindjes? Të lë pa fjalë!




Fund java fantastike e top modelve

Kur moda bashkohet me muzikën në skenë



Ja sa i kushton këmba Elvana Gjatës

Frymëzim bukurie nga yjet e Coachella

100 frymëzime nga Amal Clooney

13 duetet më të bukura shqiptare!
