Ditëlindja e saj do edhe një muaj që të vijë, por i dashuri i modeles shqiptare Angela Martini ka menduar ta llastojë bukuroshen shumë ditë më parë. Në oborrin e shtëpisë së saj ajo ka parë të parkuar një makinë luksoze të mbledhur me një fjongo të kuqe. Dhurata tejet bujare është një makinë e tipit G Class të vitit 2017, e cila kushton 120.000 dollarë. “Dhurata ime e ditëlindjen një muaj përpara. Po më llaston dashuria ime sërish, me makinën time të preferuar”, shkroi modelja nën një foto të postuar në Instagram. Mesa duket ky tipi i preferuar i makinës për Martinin, pasi një vit më parë sërish për ditëlindje i dashuri i saj miliarder, Dragos Savulescu i dhuroi të njëjtin tip makine G Class të vitit 2016. Angela dhe Dragos kanë një marrëdhënie dashurie prej dy vitesh.

Të gjitha fotot e ‘Baby shower’ të Tunës


Veshjet ikonike të Dalida





Gigi Hadid, nga viti 1995 deri tani











Irina Shayk pas lindjes? Të lë pa fjalë!
