Grimi, si një element i rëndësishëm i paraqitjes tonë, është gjithmonë në varësi të natyrës së njeriut. Ka femra që nuk iu pëlqen të lyhen në përditshmëri, ka të tjera që nuk e nisin dot ditën pa përdorur produktet kozmetike, fillimisht. Disa vajza pëlqejnë grimin e rëndë, disa duan të duken sa më natyrale në prezencën e makeup-it. Një nga personazhet e njohur shqiptarë, e cila në përgjithësi zgjedh të paraqitet më pranë origjinales, është Klea Huta. Moderatorja thekson sytë, pa i rënduar ato, duke na bërë ta kemi disi të vështirë (në pamje të parë) të diktojmë lapsin apo ngjyruesit e përdorur për kapakun e syrit. Mollëzat i lyen shumë lehtë, me pudër të një ngjyre të ndryshme nga ai i kremit ton, për t’i dhënë fytyrës një elegancë dhe feminitet, pa e tepruar. Ndërsa buzëkuqi, shpesh i shoqëruar me shkëlqyes bojëkaf të hapur, është ai të cilit i ndihet prezenca më së shumti në paraqitjen e Kleas. Për këtë, bukuroshja e ekranit mund të listohet ndër të paktat emra të famshëm, të cilat nuk e kanë të domosdoshëm grimin e rëndë. Dhe, për mendimin tonë, duket për mrekulli. A nuk mendoni dhe ju ashtu? Shfletoni galerinë për më tepër.


Nora Malaj: “Jam një gjyshe e keqe!”





Kush e pengon çiftin Ermal-Ami?

Çfarë mësimi mori Albana Osmani?




Kush është parajsa e Lori Hoxhës?





Dwayne Johnson synon Shtëpinë e Bardhë!

Kur kombinohen çiftet…

Si e quan ndryshe Getoari, Marinën?
