Paraja nuk është gjithçka, por padyshim që është shumëçka! E përveç përqindjes së vogël të pasanikëve, luksin e shijojnë ndër të tjera edhe fëmijët e tyre. I tillë ishte rasti i trashëgimtares Victoria Swarovski-t, e cila shijoi ditën më të bukur të jetës.
Victoria u martua me të dashurin e saj Werner Mürz, me të cilin kishte një lidhje të gjatë. Bashkë prej shtatë vitesh, çifti vendosi të shpallte fejesën vitin e shkuar, për të mbajtur ceremoninë martesore në korrik të këtij viti. Fustani i bardhë i nuses ishte përrallor, e kjo sepse vajza është ndër të vetmet me fat, që provon ndjesinë e të veshurit një të tillë të mbuluar me gurë Swarovski. Duket si ëndërr, por ja që për Victoria-n është thjesht një realitet. Inspiruar nga personazhet e përrallave, çmimi i fustanit thuhet të arrijë një çmim prej rreth $887,000. (Eh!) Dasma e 23-vjeçares u mbajt në Trieste të Italisë, duke mahnitur të gjithë të pranishmit. Me pak fjalë, një organizim perfekt. Në galeri do të gjeni imazhet e fustanit të ëndrrave.