Vetëm një javë pas dënimit të shkallës së parë për evazion fiskal, aktori Raoul Bova ka pohuar se i ka paguar gjithmonë detyrimet dhe se nuk është dënuar për evazion. Ai ka thënë se është fajtor vetëm se nuk është diplomuar në Ekonomi dhe Biznes, si dhe se nuk ka qenë në gjendje të trajtojë kontabilitetin i vetëm.
Aktori ka vendosur të thyejë heshtjen përmes rrjeteve sociale një javë pasi u bë publik lajmi i bujshëm mbi borxhin 700.000 Euro që ai duhet të paguante si pasojë e mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë. “Në disa raste, heshtja tingëllon si një dënim”-thotë ai, “Për vite të tëra unë i nënshtrohem kontrolleve të vazhdueshme, vlerësimeve të pasurisë, marrjeve në pyetje dhe kërkesave mbi pagesat nga Agjencia e të Ardhurave, rezultatet e së cilave janë gjykuar në mënyrë të pabazuar.”
“Specifikoj se gjithmonë kam kryer pagesat dhe nuk jam dënuar për evazion fiskal ose krime të tjera, por jam dënuar në shkallën e parë thjesht për shkak të një kontrate që kam nënshkruar me kompaninë time të prodhimit, e cila kujdesej për të kuruar në mënyrë absolutisht transparente imazhin tim: një kontratë e ligjshme e përdorur nga shumë yje të botës së spektaklit në Itali dhe jashtë vendit”.
Aktori e mbyll reagimin në Instagram duke u shprehur se nuk do të reshtë kurrë se jetuari duke respektuar rregullat dhe duke ndihmuar ata që kanë nevojë, nuk do të largohet kurrë nga vendi që dashuron edhe pse ndoshta kështu do të donte dikush tjetër.