KreuBordo Men

Seks monoton? 5 vende të çmendura për të rindezuar zjarrin

Sado ta duam partnerin tonë, dhe sidomos marrëdhënien seksuale me të (seksi e bën lidhjen në fund të fundit, jo?), koha bën të vetën. Një periudhë e gjatë lidhjeje romantike mund ta kthejë seksin në monotoni, dhe t’i shuajë shkëndijat e fillimit.

 

Me siguri nuk jeni të rinj në këtë truk: Duhet ta dini që seksi kërkon vetëm një ndryshim ambienti dhe një dozë rreziku për t’iu rikthyer emocioni dhe zjarri.

Në shumicën e vendeve të mëposhtme rrezikoni të gjobiteni, e akoma më shumë, nëse ju zënë, por hej! Një jetë kemi, apo jo?

 

1. Në ashensor

Një vend klasik pothuajse sa makina. Sa më e lartë të jetë ndërtesa, aq më mirë për ju!

Vetëm sigurohuni që të jeni alert tërë kohën, për të shmangur ndonjë kapje në flagrancë! Mos lejoni kënaqësinë t’ju verbojë!

 

2. Në dhomë zhveshjeje

Vend dredharak, por edhe tejet i rehatshëm. Keni një dhomë të tërë për vete, në fund të fundit!

Zgjidhni një dyqan me shumë fluks, ku secili nxiton në punët e tij, apo për të provuar rrobat e veta. Nuk do të vihet re fare se ishin 2 persona që hynë në dhomë!

 

3. Në det

Mos i besoni bestytnitë që thonë se trysnia e ujit do t’ju hapë probleme. Asgjë nuk do të ndodhë!

Deti është miku juaj, pasi ju kamuflon, dhe është tmerrësisht e lehtë të bësh seks rrethuar nga uji.

PS: Akoma më mirë nëse e provoni natën!

 

4. Në punë

Kjo është një thikë me dy presa! Nëse ju kapin, ju pushojnë. Nëse jo, do të performoni në punë më mirë se kurrë më parë!

Njerëzit punojnë shkëlqyeshëm nën veprimin e hormonit oksitosinë, çliruar me bollëk nga seksi. Ku i dihet, përfundoni edhe me ndonjë rritje në detyrë!

 

5. Në ballkon

Vërtet duhet të ruhesh nga fqinjët e tu, por sido që të jetë, edhe ballkoni është pjesë e shtëpisë, ndaj teorikisht s’po bëni diçka të gabuar!

Kleçka e vetme e këtij vendi është që mund të përdoret vetëm në muajt e verës… Kuptohet, nëse s’doni të bëheni kallkan!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF