I njohur për natyrën zemërgjerë dhe iniciativat e shumta bamirëse që ndërmerr, reperi i mirënjohur Noizy ka treguar edhe një herë ditën e djeshme shpirtin e tij human, të paprekur nga fama dhe pasuria që e rrethon.
Artisti ka ndërhyrë “live” në emisionin e djeshëm të “Opinion”, që kishte në vëmendje një familje e cila jeton në kushte te vështira ekonomike. Bëhet fjalë për familjen Biçaku, ndodhur në Thanasaj, Lushnjë.
Nuk kanë munguar ndihmat e ofruara live në emision, nëpërmjet rrjeteve sociale, por më tepër përshtypje ka bërë mesazhi i Noizyt, i cili shkroi: “Mblidhni çfarë ju kanë premtuar, por do ta ndërtoj unë shtëpinë të gjithën”.
Megjithatë, Drejtuesi i “Fundjavë Ndryshe” Arbër Hajdari ka sugjeruar që të ardhurat e Noizyt të kalojnë për një familje tjetër, sepse të tilla ka shumë në Shqipëri. Kjo sepse të ardhurat për familjen Biçaku janë duke i plotësuar nevojat për ndërtimin e kësaj shtëpie. Sidoqoftë, vihet re njëfarë kryeneçësie nga ana e Hajdarit, kur thotë: “Nuk ka mundësi, nuk bëhet. Noizy nëse do të ndërtojë një shtëpi, i gjejmë një shtëpi shumë herë më keq se kjo dhe ta ndërtojë“.
Por siç tha edhe drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, rëndësi ka gjesti i reperit, plotësisht i gatshëm për t’i ndryshuar jetën kësaj familjeje në nevojë.
Një gjest shumë fisnik nga ana e tij!





Makinat më të shpejta në botë



Çuna seksi për Halloween

Noizy çel biznes të ri, zbulon detajet






Makinat, të voglat e qytetit




