Rrofshin fustanet, sidomos fustanet maxi! Nuk kemi pse e vrasim mendjen se çfarë duhet të veshim lart apo poshtë, sepse vetë fustani mendon për këtë gjë!
Megjithatë, dimri është pak më me kleçkë kur vjen puna te kjo veshje, në s’duam të ngrijmë së ftohti!
Pa merak! Kemi 5 zgjidhje për ju, dhe jemi të sigurt që do t’ju pëlqejë të paktën njëra prej tyre.
1. “Blinduar” nga i ftohti
Vishni një golf poshtë fustanit tuaj, dhe kombinojeni atë me një xhaketë lëkure sipër. Nuk bëhet më chic dhe e rehatshme se kaq!
2. Fustan dhe bluzë shumë e gjerë
Në vend që të ndiqni trendin e sezonit, me fundin me pala dhe bluzën e gjerë mbi të, mund edhe të nxirrni fustanet verore, dhe të hidhni sipër bluzën e lartpërmendur.
Në vend të sandaleve, zgjidhni çizme deri te kyçi.
3. Mbretëresha e Dëborës
Provo një veshje tërësisht të bardhë, si fustani, ashtu edhe xhaketa sipër tij, dhe thyeje këtë ftohtësi look-u me një palë çizme mbi gju, me ngjyrë sa më ekstravagante!
4. Fustan “hippie”
Një fustani maxi me lule, bashkangjitini një shall me dizenjo në vend të rripit. Sa më tepër aksesorë hippie t’i shtoni, aq më mirë!
5. Luks me pellush
Një tjetër mënyrë për të kombinuar fustanet verore, është t’i vishni ato me pellush faux. Ndiheni shumë të ngarkuara? Uleni tonin luksoz të veshjes duke veshur atlete.






Elvana Gjata në Gjermani, gati për këngën e re!




Parashikimi i horoskopit, datë 13 nëntor 2019









