KreuBusull

2017-a, gjashtë dasma VIP dhe dy bebe

Shumë VIP-a shqiptarë zgjodhën pikërisht këtë vit, për t’i dhënë fund beqarisë së tyre, disa në një ceremoni më të thjesht dhe private, e ndërsa disa të tjerë më madhështore. Ndonëse nuk ishim të pranishëm në asnjërën prej tyre, postimet e shumta që bënin të ftuarit VIP në rrjetet sociale, na krijuam përshtypjen sikur ishim aty prezent, duke mos humbur asnjë moment pikant nga ceremonitë. Tre çiftet më të përfolura ishin padyshim Orinda dhe Turi, Xhensila dhe Besi, Marina dhe Geti, kjo për një arsye shumë të thjesht: ata të 6 personazhet ishin të famshëm, të suksesshëm në profesionin e tyre.
Nisur nga kjo nuk u shpëtuan dot as krahasimeve: cila ishte nusja më e bukur?.., çifti që shkon më shumë bashkë?.., dasma më përrallore?.., etj. Ishte Orinda dhe Turi, çifti i parë që kurorëzuan në martesë dashurinë e tyre në fund të korrikut, për të vijuar më tej me Xhensilën dhe Besin, Marinën dhe Getoarin, Besnikun dhe Lolitën. Por për më hollësisht, do t’ju sjellim më poshtë listën e plotë:

Orinda dhe Turi
Dashuria 10-vjeçare e Turit dhe Orindës u kurorëzua në martësë më 27 korrik. Gjithçka ishte konceptuar si një përrallë, një dasmë në natyrë, në një pyll të gjelbër, në periferi të Tiranës ku Orinda dhe Turi i thanë “Po!“ njëri-tjetrit. Momenti më kulminant i kësaj dasme ishte pikërisht përlotja e dhëndrit teksa shikonte Orindën e veshur me të bardha, por edhe premtimet përpara altarit dhe festa që zgjati deri në orët e para të mëngjesit, pati atmosferën e një koncerti, ku miqtë artistë të çiftit përshëndetën dhe ndezën atmosferën, ndërsa vetë dhëndri i kishte dedikuar një këngë bashkëshortes së tij!


Elona Duro dhe Lorenci
Një dasmë pa zhurmw ishte ajo e gazetares Elona Duro, e cila i dha fund beqarisë së saj në një ceremoni formale në tarracën e bashkisë, për t’u zhvendosur më pas në një tjetër ambient, në një atmosferë festive për të afërmit dhe miqtë e ngushtë të Elonës dhe Lorencit, shumë larg syrit të publikut. Ndërkaq, çifti pret të bëhet me bebe së shpejti!


Xhensila dhe Besi
Një ceremoni madhështore me shumë elemente spektakli. Xhensila dhe Besi rijetëzuan përrallën e Hirushes në çdo detaj të ceremonisë. Xhensila erdhi në ceremoni me një karrocë si Hirushja, me një fustan me bisht shumë të gjatë, e ndërsa Besi nuk kishte zgjedhur një kostum tradicional të zi, por të kuq. Këngë dedikuar njëri-tjetrit, premtime shumë të ndjera, një super show nga Aurela Gaçe, Eli Fara dhe të ftuarit e tjerë këngëtarë. Jo një, por plot tre dasma dhe të gjitha morën vëmendjen e duhur mediatike.


Marina dhe Geti
U përpoqën që ta mbanin larg vëmendjes së mediave dasmën e tyre, por të ftuarit VIP ia bënë të pamundur. Marina dhe Getoari i dhanë fund beqarisë në një ceremoni buzë detit në Gjirin e Lalzit më 10 shtator. Një dasmë sa ekstravagante, si Geti aq edhe elegante si Marina. Celebrimi ku altari kishte sfondin e perëndimit, mbrëmja festive nën dritën e yjeve, after-party në breg të detit, shumë larg tradicionales, gjithçka jo me qëllimin për t’u dukur, por për të kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni ashtu siç ata e kishin ëndërruar.


Besnik Qaka dhe Lolita Begolli
Në gusht të këtij viti u fejua dhe nuk priti gjatë, 1 muaj më pas u martua. Besnik Qaka i grupit “NRG Band” kurorëzoi dashurinë e tij me Lolita Begollin në martesë. Dasma pati shumë momente kulminate, por ai më emocionuesi ishte në vallëzimin e parë me nusen, ku Besniku mori mikrofonin dhe i kushtoi një këngë romantike Lolitës. Ata do të bëhen së shpejti prindër të një vajze.


Labinot Gashi dhe Qëndresa
U duk si një garë e heshtur mes çifteve që u martuan këtë vit, jo më kot personazhet u përpoqën që të sillnin diçka ndryshe. Kishim parë çifte që i dedikuan këngë njëri-tjetrin, nuse që mbërriti në dasmë me karrocë si të Hirushës, ceremoni e zhvilluar në breg të detit, after-party dhe nuk prisnim diçka shumë të veçantë, që nuk e kishim parë më parë, në dasmën e Labit dhe Qëndresës, por moderatori na suprizoi. Për ta marrë Qëndresën nga Prishtina drejt Pejës, qytetit të tij të lindjes, Labi kishte zgjedhur trenin. Duke mbledhur disa miq të ngushtë, ai e ktheu udhëtimin Prishtinë – Pejë në një festë shumë të bukur, e cila vijoi me po të njëjtin ritëm edhe në mbrëmje.

Tags:

Home Dossier

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF