Në Bombenit të Trevizos, Fondacioni Benetton Studi Ricerche dhe kuratori Gherardo Ortalli kanë hapur ekspozitën “Lotaritë, lotot, slot machines”. Shansi i fitores: historia e lojrave të fatit.
Ekspozita analizon në mënyrë të qartë dhe të përmbledhur një fenomen që ndikon në jetën e njerëzve dhe shoqërive. Ajo i kushtohet lojërave të fatit dhe kombinimit të tyre me format më komplekse dhe të rrezikshme të fatit nga momentet e para kur nisi të shfaqej ky lloj argëtimi, i cili gjithnjë ka pasur si bazë fitimin.
Ekspozita sjell objekte origjinale dhe plot sugjerime, të cilat synojnë të paraqesë kompleksitetin e një fenomeni të këndshëm, por me rëndësi të jashtëzakonshme në jetën e shoqërisë. Sot ky fenomen vjen edhe më i theksuar nga shumë instrumente: nga llotaritë e çastit tek ato në lidhje me internetin, nga ruletat e para tek ruletat në televizion, skedina e futbollit, e cila tani duket arkaike dhe praktika të tjera në zhvillim.
Ndër veprat dhe reliket në ekspozitë, për të sinjalizuar madhështinë e këtij fenomeni shfaqet ‘Lotaria në Piazza San Marco”, një kryevepër e Eugenio Bosa, bashkë me një seri posterash të reklamit nga fillimi i 1900-ës, si dhe dokumente të ndryshme me lojëra të vjetra të zbuluara nga koleksionet më të mëdha italiane dhe të huaja.