Kompania e njohur Facebook lançoi të hënën aplikacionin e parë për përdoruesit e rinj të quajtur “Messenger Kids”.
Sipas kompanisë bëhet fjalë për një rrjet të kontrolluar që kërkon aprovimin prindëror që fëmijët të komunikojnë dhe nuk do të përdoret për reklama. Fëmijët nuk do të mund ta përdorin rrjetin social nëse miqësia e tyre nuk aprovohet më parë nga prindërit e tyre. Kjo do jetë një mënyrë e sigurtë që fëmijët të shpërndajnë fotografi, video, tekste sipas nevojës së tyre.
Ndërkohë, aplikacioni është i projektuar që të lejojë fëmijët të shprehin personalitetin e tyre me anë të mekanizmave like, GIFs, frames, stickers dhe dizajnit për të dekoruar faqet e tyre sipas dëshirës.
Prindërit po i lejojnë fëmijët e tyre gjithmonë dhe më shumë të përdorin tableta, smartphone por janë të shqetësuar për mënyrën e përdorimit dhe sigurisë së rrjeteve sociale.
Menaxheri i “Massenger Kids”, thotë se ishin pikërisht nevojat e prindërve për siguri që i shtynë ata të krijonin një aplikacion të tillë.
Ligjërisht vetëm fëmijët mbi 13-vjeç mund të përdorin facebook-un, por në realitet janë mbi 20 milionë fëmijë nën 13-vjeç që janë pjesë e rrjetit social.



















