KreuBusull

Deputeti konservator i propozon martesë partnerit në sallën e Parlamentit

Menjëherë pas prezantimit në Kuvend të projektligjit që ligjëron martesat mes homoseksualëve në Australi, një deputet i partisë konservatore në qeveri, i propozoi partnerit të tij për martesë, në sallën e parlamentit.

Tim Uilson, i cili sipas mediave është i fejuar prej nëntë vitesh me Ryan Bolger, u përlot kur falenderoi partnerin e tij, pasi kishte duruar debate të gjata për martesën mes njerëzve të të njëjtës gjini. Deputeti 37 vjeçar u shpreh se në fjalimin e parë e kishte përfaqësuar lidhjen mes tyre me një unazë që të dy mbajnë në dorën e majtë, ndërsa tani mbetej vetëm një gjë për t’u bërë:

Rajan Patrik Bolger, do të martohesh me mua?-iu drejtua ai nga salla.

Partneri i tij që ndodhej në platenë e rezervuar për publikun, u përgjigj “Po”, mes duartrokitjeve të gjata të të pranishmëve.

Ndërsa kryetari i parlamentit Rob Mitcell komentoi përgjigjen e tij si një “Po” të prerë dhe të bindur. Projektligji duhet të miratohet pa vështirësi në dhomën e ulët të parlamentit para Krishtlindjeve, pas miratimit të marrë në senat një javë më parë.

 

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF