Një 26-vjeçare argjentinase i ka prerë më gërshërët e kopshtit organet gjenitale të dashurit të saj 14 vjet më të madh në moshë.
Brenda Barattini, me profesion arkitekte ka sulmuar të dashurin e saj, 40- vjeçar, mëngjesin e së dielës në qytetin e Cordobas, teksa ai ka qenë në gjumë, raporton “Daily Mail”.
40- vjeçari, është dërguar menjëherë në spital, pasi ka humbur një sasi të madhe gjaku.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e 26- vjeçares. Ende nuk dihen shkaqet që e quan të rënë të ndërmerrte këtë veprim.
Mësohet se ajo ka shkuar në mëngjes herët në shtëpinë e tij dhe më pas me gërshërët e kopshtit i ka prerë atij organet gjenitale.



















