KreuBusull

Tjetër skandal në Futboll/Ish-presidenti i Federatës Italiane Tavecchio akuzohet për ngacmime seksuale

Pas dorëheqjes së tij nga posti i presidentit të federatës italiane të futbollit, Karlo Tavecchio e gjen veten të përfshirë në një skandal të ri. Tashmë ai akuzohet për ngacmime seksuale nga një drejtuese sportive.

Pas kaosit, të shkaktuar nga eliminimi i axurrëve në kualifikimet për botërorin Rusi 2018, tashmë Tavecchio është përballë një skandali të ri. Për ish-Presidentin e federatës italiane të futbollit janë hedhur akuza për ngacmime seksuale nga një drejtuese sportive, e cila u shpreh se ka qenë objekt i një sulmi të rëndë verbal nga ana e tij.

Gruaja ka rrëfyer për gazetarët se në një rast pasi ka hyrë në zyrën e Tavekios për të diskutuar për punë, ish presidenti i Federatës italiane të futbollit, është përpjekur ta prekë. Dhe kur ajo ka refuzuar ai ka mbyllur grilat e zyrës që askush të mos e shihte. Por drejtuesja sportive shprehet se nuk ka ndodhur vetëm një herë, ngacmimet janë përsëritur dhe kohët e fundit.

Për rastin është bërë dhe një denoncim në prokurorinë e Romës, ku gruaja shprehet se ka pësuar dhunë morale dhe psikologjike, e madje këmbëngul se ka dhe regjistrime audio e video që konfirmojnë akuzat e saj.

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF