KreuBusull

Largime edhe nga Ora News, një gazetare e njohur…

Kjo ka qenë një periudhë largimesh të bujshme, jo vetëm për televizionin Top Channel, por tani edhe në Ora News. Gazetarja e njohur e cila ishte prej vitesh pjesë e këtij televizioni, Mimoza Picari është larguar tashmë për të vazhduar karrierën e saj profesionale me projekte të tjera.

 

Picari, autorja e emisionit të përditshëm investigativ “Boom”, mësohet se është zëvendësuar në këtë detyrë pikërisht nga njëra prej bashkëprezantueseve të emisonit: Gazetarja Fiori Dardha nuk do të jetë vetëm në rolin e moderatores, por dhe të autores së programit!

Nuk dihet ende se ku do ta shohim pas kësaj shkëputjeje në mes të sezonit të ri televiziv gazetaren Mimoza Picari, por kujtojmë se ajo ka qenë pjesë e mediave “Radio Koha”, “Radio Tirana”, “Top Channel”, “Agon Channel”, e vitet e fundit në “Ora News”.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF