Etiketa të çuditshme janë gjetur në veshjet e “Zara”-s në Stamboll, ku gra turke kanë shkruar ankesat e tyre, se si firma nuk u paguan hakun e punës.
Nëpër etiketa shkruhet: “I bëra këto rroba për ty, dhe nuk u pagova për to”. Protesta të tilla i shtyjnë klientët t’i bashkohen fushatës dhe t’i ushtrojnë presion “Zara”-s që t’i paguajë punonjësit e saj.
Punonjësit e papaguar ishin punësuar nga kompania “Bravo”, e cila nuk u kishte dhënë pagën e 3 muajve. Me të dalë lajmi, “Bravo” u mbyll brenda natës.
Elle.com kontaktoi Inditex, kompaninë që ka “Zara”-n nën zotërim, por nuk ka pasur asnjë deklaratë nga përfaqësuesit e tyre.
Kontrolloni njëherë edhe ju veshjet tuaja “Zara”, se nuk i dihet!



















