Është arratisja e përkryer vjeshtore për t’u shkëputur nga realiteti dhe për të jetuar ëmbëlsinë portugeze. Dëshironi një vend të ri dhe ndryshe? Që prej muajit tetor Portugalia është vendi më i mirë në Evropë për t’u vizituar, ndërsa qyteti Porto është zgjedhur në vitin 2017 si destinacioni më i mirë evropian, cmim që e fiton për të tretin vit radhazi. Ashtu siç e thotë edhe një shprehje vendase, Porto është qyteti i punës. Që prej disa vitesh, qyteti i është nënshtruar një rinovimi të plotë. Në rrugët e tij piktoreske, ndërtesat e vjetra janë kthyer në vende kulturore, ndërsa ndërtesat që dikur ishin bosh janë shndërruar në hotele luksoze.
Qendra historike e qytetit, pasuri e Uneskoos që prej vitit 1996, ofron një peizash ngjyrash të fasadave që marrin dritë nga dielli luzitan. Por fillimisht le të drejtohemi për nga lagjja Bombarda, e mbushur me galeri arti, dyqane vintage dhe kafene të këndshme. Në perëndim të qytetit, Palacio de Cristal është një tjetër atraksion turistik me të cilin ky qytet mund të krenohet. Kopshtet e tij, vepër e peizazhistit gjerman Emilio Davis janë plot me statuja. Në lindje të qytetit ndodhet pedonalja Cedofeita e më pas qendra histrorike Carlos-Alberto, kisha romane Carmelitas dhe tregu Bolhao. Grafite të mrekullueshme gjenden në çdo cep të qytetit piktoresk. Atëill, një kompani turistike të propozon, nën drejtimin e një guide, një vizitë katërorëshe për të zbuluar edhe pjesën alternative që Porto ofron.
Nga Porto ke se ç’të marrësh
Franceshina (vogëlushe franceze) në frëngjisht, është një specialitet i Portos që nuk gjendet askund tjetër. Bëhet fjalë për një përzierje krokante e shoqëruar me linguiça (salsiçe portugeze derri me hudhër, e tymosur, me proshutë dhe mish viçi dhe e mbuluar e tëra me djathë. Në majë të saj një vezë.
Qëndrimi luksoz në luginën Duoro
Douro zgjatet deri në fund të kufirit spanjoll. Deri ne Barca de Alva, lugina me vreshta e Duoros është krahina më e vjetër e vreshtarisë, origjina e së cilës vjen nga pushtimi roman.
Në brigjet e saj rriten 40.000 mijë ha vreshta, të njohura në rang ndërkombëtar. 80% e prodhimit të tyre eksportohen. Lugina Six senses shpërfaqet më gjithë hijeshinë e tij në këtë mes vjeshte. Që prej disa vitesh grupi Six senses e ka shndërruar godinën e shekullit të nëntëmbeshjetë në një hotel luksoz. E pra, me gjithë këto atraksione që Portugalia ofron, një fundjavë atje do të ishte mëse e mjaftueshme për një relaks të shumëdëshiruar.