KreuBusull

Nuk ndalin dhuratat: një airbag, nga Çani, për Ramën!

Nëse po habiteni, ju kujtojmë se shumë pak finalizimit të fushatës zgjedhore, Çani i dhuroi kryeministrit aktual një timon, si simbol i frazës kryesore në intervistat e tij asokohe: “Dua ta mbaj timonin i vetëm”. Sot, mesa duket moderatori la vendosur ta përplotësojë dhuratën, duke i dhuruar Ramës një airbag. Pas shpjegimit teknik që i bëri airbag-ut, Çani sqaroi pse zgjodhi këtë dhuratë për kryeministrin.

Sipas tij, LSI ishte airbag-u i shkëputur i timonit të Ramës, ndërsa tashmë drejtimin e ka plotësisht i vetëm. Moderatori theksoi se në kohë përplasjesh si kjo, një shpëtues i tillë duhej medoemos. Rama nuk reagoi lidhur me detajet politike, duke u përqendruar tek airbag-u. “Më dhe një informacion më shumë për makinën”, ka thënë ai.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF