KreuBusull

Edi Rama: “Arian Çani, i vetmi kazan pa mbetje toksike!”

Kryeministri i vendit Edi Rama, pasi u vu në qendër të vëmendjes mediatike në lidhje me përplasjen me gazetarët jashtë Kuvendit vetëm dy ditë më parë mbi rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Katanias, sot ka bërë publike se ku do ta shohim këtë mbrëmje!

 

“Sonte në 9 tek Zona e Lirë e Arian Çanit që në këtë kohë degradimi të klubeve të katundit mediatik, mbetet i vetmi kazan pa mbetje toksike”, shkruan ai me humorin që e karakterizon në rrjetin social Facebook.

 

Kryeministri Rama ka zgjedhur të intervistohet sonte nga Arian Çani, një nga gazetarët më të drejtpërdrejtë e spontanë të vendit. Reagimet dhe komentet e ndjekësve kanë qenë të menjëhershme në këtë postim.

 

Ata e kanë quajtur Ramën “real”, “njeri që e thotë të vërtetën pa i bërë syri tërr”, si dhe “i pamposhtur si Skënderbeu”. Pas këtij statusi karakteristik të Ramës, jemi të sigurtë se edhe intervista e tij sonte në “Zonë e Lirë” do të jetë e tillë!

 

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF