Mbrëmja e djeshme solli në kryeqytet eventin e parë të organizuar për firmën Swatch, e si në çdo organizim të këtij lloji, të ftuar ishin edhe disa nga personazhet e njohur shqiptarë. Qëllimi i këtij eventi ishte prezantimi i koleksionit ‘Gala Night’, që solli jo pak risi në modelet e orëve. Shtatë modelet e reja të këtij aksesori janë inspiruar nga ngjyra e florinjtë, dhe kjo nuk është e gjitha. Orët janë ideuar në mënyrë të tillë, që të shkëlqejnë po aq ndritshëm gjatë ditës, ashtu sikurse dhe gjatë natës. Dizenjot kanë për qëllim të shpërfaqin klasin e merituar gjatë netëve të mbushura me glamur e plot ndriçim, në qytet apo në vendet tuaja të preferuara. Më poshtë do të gjeni disa nga personazhet e njohur të pranishëm në event, si dhe çastet më të bukura gjatë organizimit.
Mira Kazhani dhe Anjeza Maja
Eva Murati
Niko Komani
Rudina Magjistari
Fiori Dardha
Roza Lati dhe Niko Komani
Estela Ujka
Eni Cobani
Momente nga eventi
Drejtuesja Dasha Frasheri, menaxherja Rezarta Ceka dhe pjesetare te tjere te kompanise By Best



















