KreuBusull

Përmbushet amaneti i fundit i Robert Elsie

Disa javë pasi studiuesi, albanologu dhe përkthyesi i njohur Robert Elsie u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare, do të plotësohet edhe amaneti i tij i fundit. Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen homazhe në nder të tij në ambientet e Bibliotekës Kombëtare si dhe do të varroset më pas në Alpet Shqiptare, sipas dëshirës së tij.

 

Ai ka lënë amanet të varroset në Theth, me veshjen kombëtare popullore shqiptare. Elsie është një emër që ka dhënë kontribut të çmuar në çështjet e kulturës shqiptare, folklorit e letërsisë, sidomos në studimin  e eposit. Ndaj, jo më kot ai ka zgjedhur të prehet në Shqipëri, në një vend të cilit i ka kushtuar plot njëzet e pesë vite nga jeta e tij. Amaneti i tij i fundit do të përmbushet nesër!

 

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF