Gjatë zhvillimit të takimit për zonat rurale në Kuvend, një vajzë nga Mirdita ka mbajtur një fjalim lidhur me problemet e fshatit në tërësi, çka ka përlotur jo vetëm atë vetë, por edhe të pranishmit në sallën e Parlamentit. Qëllimi i saj ka qenë nxjerrja në pah e problemeve madhore që kanë prekur fshatrat vit pas viti, duke shkaktuar kështu dëme të cilat vazhdojnë të mbeten të tilla, pa ndjerë iniciativën e shtetit për ndryshimin e kësaj gjendje konstante.
Duke theksuar mungesën kryesisht të rrugëve dhe ujit, vajza mirditore ka dhënë edhe shembullin e një prej mikeve në fshat, e cila sipas saj ka vetëm një dëshirë: “…Kristina do vetëm diçka: rrugë dhe ujë”, për të vijuar më tej: “Nëse ju bëni që fshatari t’i kthehet fshatit të tij, atëherë po që keni bërë diçka madhështore. Të gjithë ata që thonë që ky vend nuk bëhet, kanë fundosur fshatin, na kanë fundosur ne”. Vajza mirditore nuk ka nguruar as t’iu lërë një porosi të veçantë politikanëve: “Hajdeni në fshat, vetëm mos merrni makinat e vogla, por foristradat, se ndryshe nuk kalon makina në ato vende”. Fjalimin e plotë do ta gjeni në linkun e mëposhtëm.



















